Standard.al

Mblidhet Grupi Parlamentar, Basha: Vlahutin është pozicionuar në një krah politik

0

Kreu i PD-së Lulzim Basha  gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar ka informuar deputetët për takimin, duke theksuar se opozita këmbëngul për një drejtësi të pahapur politikisht. Sipas Bashës, pjesa më e madhe e diskutimeve është fokusuar tek vendet vakante.

Basha: Rama mashtron, diskutimi në 90% i fokusuar te vendet e rezervuara.

Gjatë mbledhjes, deputeti Eduart Selami i ka parashtruar Bashës disa pyetje për këtë çështje.

Selami: A na çon në përplasje me ndërkombëtarët qëndrimi ynë? A kemi përplasje pas deklaratave të Mogherini, Nuland e Kukan?

Basha: Ne i kemi sqaruar ndërkombëtarët se jemi për një draft bazuar në rekomandimet e Venecias dhe per qe mbron drejtësinë nga kapja politike. E kemi sqaruar Nuland për këtë qëndrim.. Deklarata e Mogherinit është shkruar në Tiranë. Vlahutin është pozicionuar qartë për një krah politik.

Gjatë diskutimit, ka ndërhyrë edhe deputeti Sali Berisha, i cili thekson se vendet e rezervuara janë një propozim ndërkombëtar.

Berisha: “Vendet e rezervuara” të cilat mazhoranca nuk i pranon janë propozim i ndërkombëtarëve.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.