E rrahu me shkelma dhe grushte, gruaja: Më rrahu se do filloja punë, mbajeni në burg ose do të më vrasë

0
139

Për Marselën dhuna shtazarake e ish-bashkëshortit të saj nuk është e panjohur.

Dhe sot ai e ka ndjekur atë pasi do fillonte punë dhe e ka qëlluar në prani të dhjetëra qytetarëve në mes të rrugës. Nuk i janë dhimbsur as fëmijët që qanin pa pushim dhe me duart e tyre të njoma përpiqeshin të mbronin nënën nga babai i tyre.

Marsela Çaushaj është gruaja që u dhunua sot në Vlorë dhe që fatmirësisht episodi u filmua dhe u bë publik duke sjellë edhe arrestimin e 44-vjeçarit.

Ajo rrëfen për News24 gjithë ngjarjen dhe thotë se e ka denoncuar edhe më parë ish-bashkëshortin e saj. “Do filloja punë, do kujdesesha për një të moshuar. Ish- bashkëshorti më ndoqi dhe më sulmoi. Më kërcënoi, duke më thënë “nuk do fillosh punë”. Më tha ‘më jep fëmijët t’i mbaj unë’. Është hera e dytë që më dhunon në publik. E kam kallëzuar dy herë në polici. Jemi të ndarë prej 3 vitesh, ai është i alkoolizuar. Kam kërkuar 3 herë urdhër-mbrojtje. Sot ish-bashkë-shorti më goditi në kokë dhe në brinjë. Kam 3 fëmijë, marr një asistencë 40 mijë lekë të vjetra. Doja të gjeja një punë të rris fëmijët”, tregon Marsela. Dhe apeli i saj është një thirrje për jetën: “Policia ta mbajë në burg ose do të më vrasë”, deklaron ajo. Dhunën ndaj të resë e konfirmon edhe nëna e Marselës. “Vajza ime dhunohej gjithmonë. Vajza ime e denoncon, policia e liron”, ka thënë ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here