Bomba policisë në qendër të Stambollit, 11 të vdekur, 36 të plagosur

0
168

Një makinë policie në Turqi është vënë në shënjestër e një sulmi me bombë të ndodhur në orët e para të mëngjesit në qendër Stambollit, në zonën e Vezneciler, pranë një stacioni autobusi.

11 viktima dhe 36 të plagosur është bilanci paraprak, sipas BBC, ndërsa shpëthimi ka ndodhur ndërkohë që makina e policisë po kalonte pranë zonës së populluar së Vezneciler.

Sulmi ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në një pjesë historike të qytetit, ku ka një lëvizje të lartë turistësh.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë në lidhje me këtë ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here