Bllokohen punimet për By-Passin e Fierit/ Punëtorët nuk janë paguar nga firma, kërkojnë ndërhyrjen e shtetit

0
136

Bllokohen punimet për ndërtimin e By-pasit të Fierit. shkak për bllokimin e punimeve është bërë mospagesa e firmave që po merren me zbatimin e projektit dhe për pasojë prej nëntorit kanë mbetur të papaguar edhe punonjësit e këtyre kompanive. Paraditen e djeshme punëtorët e firmave nënkontraktore kanë protestuar duke kërkuar që nga kompania Serrenesima Costruzioni që ka marrë përsipër ndërtimin e kësaj rruge  të bëhen pagesat. Ata pohojnë se prej muajit nëntor nuk janë paguar ndaj dhe janë detyruar të ndërpresin punën. “Ne do të protestojmë derisa të vdesim. Jemi pa bukë dhe do të rrimë derisa të vdesim se këtë ilaç kemi.“ tha një punëtor. Ndërsa një tjetër u shpreh se, “Kemi hedhur një thes me lekë dhe këtu kemi për të marrë të paktën 1 milion lekë. Na kanë gënjyer prej 6 muajsh. Secili prej nesh duhet të marrë ndoshta edhe më shumë se kaq’. Sakaq, një tjetër u shpreh se, ‘Kontrata bëhet për 3 muaj. Kaluan gjashtë muaj, 1 vit dhe ne akoma nuk i kemi marrë lekët tona’ tha ai. Nga ana tjetër, përfaqësues të kompanisë C.A.E, e cila është kontraktuar për të kryer punimet, pohojnë se shkak për këtë ngërç është bërë mosshlyerja e detyrimeve nga ana e kompanisë italiane që ka fituar të drejtën e ndërtimit të by-passit. ‘Projekti për momentin është i ndaluar. Nuk po vazhdojnë. Problemet nisën që nëntorin e vitit të shkuar, kur kompania përkatëse nuk u tregua bashkëpunuese dhe filloi shenjat e para që tregoi jo korrektësi.” tha eksperti. Një punëtor tjetër tha se, “Ti japë një zgjidhje. Të na japë pagesat ne e të vazhdojë me ë të dojë. Nuk mund të pranojmë që punëtorët të mbeten pa paguar’ tha ai.  Punonjësit e këtyre kompanive shprehen se nëse shteti nuk do të ndërhyjë për zgjidhjen e këtij ngërçi ata do të përshkallëzojnë protestat në ditët në vijim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here