Basha takon Kotzias: Të zgjidhen problemet e mbetura pezull

0
159

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti në një takim ministrin e jashtem grek Nikolaos Kotzias. Basha vlerësoi shumë të rëndësishme marrëdhëniet me shtetin fqinj dhe theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur dhe nxitur më tej këto marrëdhënie. Por kryetari i Partisë Demokratike nenvizoi dhe faktin se në marrëdheniet midis dy vendeve ka cështje të mprehta që duhen trajtuar pa paragjykime dhe me kurajo për të gjetur rruget e zgjidhjes përmes një dialogu dhe veprimi të sinqertë mes dy palëve. Basha shprehu shqetësim se prej tre vitesh ka shumë retorike dhe propagandë por nuk ka asnjë veprim konkret nga ana e dy qeverive në zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull. “Çështja e statusit absurd të ligjit të luftes, trajtimi i së drejtës së popullatës çame si e drejtë themelore e njeriut, të drejtat pronësore të shqiptarëve në Greqi dhe cështje te tjera të mbetura pezull midis dy vendeve meritojnë të trajtohen e zgjidhen sa më parë duke demonstruar vullnet të përbashkët dhe vizion europian”, ka thënë Basha. “Anulimi i ligjit të luftës, është një çështje e rëndësishme- theksoi Basha- jo vetëm për shkak të përceptimit, por veçanërisht të problemeve në lidhje me sekuestron konservative për pronat e qytetarëve shqiptare, veçanërisht atyre çamë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here