Standard.al

Basha: Rama të shkarkojë menjëherë Tahirin

0

Kyetari i PD-së:  Prokuroria të mos ndalet në koka turku por të bëjë një hetim të thellë në lidhje me skandalin e përgjimeve.

Kryetari i Partisë Demokratike ka kërkuar sot shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilin e akuzon si të përfshirë në skandalin e përgjimeve. Pak minuta pasi gjykata vendosi me kërkesë të prokurorisë, pezullimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, Basha i kërkoi kryeministrit të largojë një orë e më parë Saimir Tahirin.

Kryetari i PD-së i kërkoi prokurorisë të mos ndalet në koka turku por të bëjë një hetim të thellë në lidhje me skandalin e përgjimeve.Lulzim Basha: “Sot kërkoj me forcë largimin e menjëhershëm të Tahirit si parakusht për zbardhjen e krimit. Prokuroria të mos ndalet në koka turku por të bëjnë hetim të plotë.  Thirrje Edi Ramës të largojë Saimir Tahirin nga detyra një orë e më pare”, tha Basha.Gjykata vendosi sot me kërkesë të prokurorisë pezullimin e  dejtorit të policisë së Shtetit, Haki Çako, pasi akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me përgjimet. Prokuroria deklaroi se për këtë çeshtje po hetohen edhe zyrtarë të tjerë të lartë, ndërsa burime nga prokuroria thanë se në kë listë përfshihet edhe Tahiri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.