Shokon Bebe Rexha: Jam ngacmuar seksualisht nga një producent i njohur amerikan

0
149

MTV ka përzgjedhur këngëtaren me origjinë shqiptare Bebe Rexha si artisten e muajit qershor në MTV Push.

Që prej 1 qershorit dhe deri në fund të muajit Bebe Rexha do të prezantohet në çdo pauzë televizive të rrjetit më të madh muzikor botëror. Në promon që prezanton këngëtaren shqiptare nga Dibra e Madhe thuhet se prindërit e Bebe janë shqiptarë dhe se emri i saj i gjatë është Bleta. Ndërkohë në një intervistë për gazetën britanike Daily Mail, këngëtarja Bebe Rexha ka treguar një detaj të panjohur. “Jam ngacmuar seksualisht nga një producent shumë i njohur botëror. Teksa isha në studion e tij të regjistrimit, ai nisi të më bëjë masazh të këmbët, por më pas gjërat nisën të ndërlikohen. U detyrova të ngrihem dhe të dal nga studioja e tij”, deklaron Rexha pa e përmendur emrin e këtij producenti. Bebe Rexha ka realizuar muzikën e shumë hiteve botërore si “Monster” nga Eminem dhe Rihana, “Team” nga Iggy Azalea, “Me Myself and I” në bashkëpunim me G Easy, “Hey Mama” nga David Guetta dhe së fundmi “In the name of Love” me DJ e famshëm botëror Martin Garrix.

CaehBqDUUAAYQvq  bebe-rexha-no-broken-hearts-nicki-minaj-compressed

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here