Përfundon takimi, Rama në konferencë: Nuk arritëm konsensus

0
124

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pas tre orësh bisedime në ambientet e Pallatit të Kongreseve, palët nuk kanë arritur në rezultate konkrete për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi.

Rama pas takimit me Bashën deklaron: “Më vjen keq që nuk arritëm të bindnim PD për të votuar sëbashku reformën në drejësi, por më vjen mirë tu them gjithë shqiptarëve që bëmë gjithë përpjekjet e mundshme për tu dhënë kundërshtarëve politikë një mundësi reale.

PD nuk e do reformën në drejtësi. Ne nuk do ta presim më PD do të vazhdojmë në rrugën ë vetme që kemi por deri ditën e votimit ka plot orë që të mos e humbasin bashkë më trenin dhe fytyrën e tyre.  Nëse duan të flasin me ekspertë ne jemi gati.

Pas këtij takimi reforma do të niset drejt parlamentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here