Përfundon pa rezultat takimi, Basha: Mazhoranca refuzoi konsensusin, reforma do shtyhet

0
134

Ndërsa Kryeministri Rama akuzoi Partinë Demokratike për refuzimin e draftit të reformës në drejtësi, kryeopozitari Basha deklaroi se shumica refuzoi konsensusin për vendet e rezervuara të propozuar nga Venecia.

Basha: Erdha sot në këtë takim me përfaqësuesit më të lartë të mazhorancës, me vullnetin për të kërkuar dhe ofruar zgjidhje, zgjidhje që do t’i japin shqiptarëve një drejtësi që lufton dhe nuk mbron krimin e organizuar. Partia Demokratike ka pasur vetëm një kusht që prej ditës së parë: mos kapjen politike të sistemit të drejtësisë. Kapja politike është korrupsioni i gjithë korrupsionit, është baza e çdo të keqeje. Një drejtësi e cila bëhet palë me të fortin, me të pasurin, me kriminelin, me të korruptuarin, është drama e përditshme, por është padyshim jo shkak por pasojë e korrupsionit politik. Nëse politika nuk do t’i mbronte shullazët, kokëdhimët, habilajt, etj me shokë me domenet e tyre respektive të aktivitetit të tyre kriminal apo të korrupsionit që vjedh miliona euro çdo javë nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, pa dyshim që drejtësia do të vepronte.

ët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here