Kush fiton EURO 2016?

0

Edhe pak ditë na ndajnë nga starti Evropianit dhe të gjitha skuadrat kanë filluar përgatitjet e fundit për të qenë gati për datën 10 qershor. Ende disa skuadra nuk kanë mbyllur fazën përgatitore sepse do të luajnë edhe miqësoren e fundit. Ky Evropian pritet të dhurojë rivalitet dhe garë të ashpër, duke parë se skuadrat pretendente për të fituar janë të shumta. Suprizat në këtë edicion nuk mund të mungojnë sepse ky Evropian që në nisje të tij ka shënuar shumë të tilla. Një prej suprizave ka qenë edhe pjesëmarrja për herë të parë e kombëtares Shqiptare dhe nuk është shuar ende jehona për këtë debutim. Të gjithë janë gati për të nisur dhe për të fituar por kush ka më shumë shance që të arrij deri në fund? Analizat kanë qenë të shumta, por nëse analizojmë 10  ndeshjet e fundit përsëri konkurrenca rezulton se është e fortë. Skuadrat të cilat kanë probabilitet më të lartë për të fituar janë Franca si organizatore, Gjermania si kampione e botës në fuqi, Anglia e cila ka shumë talente, Italia për historinë e saj dhe Spanja si kampionë e Evropës në fuqi. Kjo analizë do të fokusohet edhe te skuadrat të cilat ja ë në grup me Shqipërinë. Në dhjetë ndeshjet e fundit të gjitha skuadrat kanë treguar që janë të etura për fitore dhe janë po thuajse gati për startimin e 10 qershorit.

Loading...

 

Statistikat

 

Nëse do të shohim statistikat është shumë e vështirë për të bërë një parashikim se cila do të jetë kampionia sepse të gjitha kanë treguar forcën dhe të gjithë trajnerët kanë grumbulluar futbollistët më të mirë. Por ti marrim më radhë të gjitha skuadrat që janë pretendentet për të fituat këtë kompeticion. Gjermania e cila është kampionia e Botës në fuqi ka një bilancë jo dhe aq pozitiv sepse në 10 ndeshjet e fundit ka fituar vetëm 6 prej tyre, ndërsa takimet e tjera I ka humbur. Por edhe pse kanë këtë bilancë të besuarit e Joakim Lëvit kanë treguar se kanë shumë talent dhe dinë të fitojnë në ndeshje të bukura.  Italia nuk ka bindur shumë në ndeshjet e fundit sepse ka humbur 2 takime, në 3 takime të tjera ka barazuar dhe ka vetëm 5 fitore. Por axurrët kanë befasuar të gjithë kur në shumë moment të tyre të vështira kanë gjetur forcën dhe kanë fituar. Angli ka befasuar të gjithë sepse në 10 takimet e fundit ajo ka shënuar 8 takime dhe kanë humbur vetëm dy. Por Tre luanët në takimet që kanë humbur i kanë pasur shumë të vështira sepse janë ndeshur më Spanjën dhe Holandën. Spanja si kampione në fuqi ka treguar se ka akoma ato energji si të tre viteve më parë sepse nuk ka pësuar asnjë humbe në 10 takimet e fundit. Të besuarit e Del Boskues kanë fituar 8 prej 10 takimeve dhe kanë barazuar në dy të tjerat. Franca si vendi mikë pritës ka treguar që ka objektivin e qartë për tu shpallur kampion sepse ka fituar 9 takimet dhe ka humbur 1 prej tyre.

 

Grupi i Shqipërisë

 

Në grupin A ku luan edhe kombëtarja jonë FIFA që në shpalljen e tyre ka bërë një renditje paraprake. Kjo renditje kryesohej nga Franca e cila ka treguar në 10 ndeshjet e fundit se ka një qëllim këtë vit që të fitoj Evropianin. Zvicra e cila është kundërshtarja tjerët e kuqezinjve  nuk ka një bilancë shumë pozitiv në takimet e saj të fundit, sepse ka fituar 5 dhe po aq ka humbur. Tre fitore, 6 barazime dhe 1 humbje shënon Rumania në 10 ndeshjet e fundit. Përsëri ky bilancë është më i mirë se i kombëtares sonë e cila ka 3 fitore po aq edhe barazime dhe 4 humbje. Edhe pse shpresat për tu kualifikuar më tej në kampin kuqezi janë të mëdha në miqësoret e fundit treguan se duhet akoma punë për të shkuar në Evropian. Shqipëria nuk është shumë bindëse në fushën e lojës sepse  ende bën gabime në prapavijë duke pësuar gola nga gabime të pafalshme. Vështirësit dhe gabimet u pranuan edhe nga trajneri Gianni de Biassi, i cili pas ndeshjes së fundit u shpreh se nuk e kuptonte se si pësoheshin golat në atë mënyrë. Por edhe pse skuadrat po bëjnë përgatitjet e fundit për të qenë gati për datën 10 qershor, një gjë është e sigurt që ky Evropian do të dhurojë spektakël.

Loading...

Lini nje pergjigje