Gjermani/Aksident tragjik, mbytet teksa luante 10 vjecari shqiptar

0
130

Një fëmijë 10 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën në ujërat e lumit Niers në Gjermani.

Zona bri lumit është një park i njohur, ndërsa fëmija ra në ujë për t’u fundosur brenda pak çastesh.

Skuadrat e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke e nxjerrë trupin e fëmijës nga uji. 10 vjeçari u dërgua me urgjencë në reanimacion, por ai ka ndërruar jetën rreth orës 17:00 të ditës së sotme.

Mediat gjermane shkruajnë se fëmija ra në lumë teksa po luante në parkun mjaft të populluar gjatë fundjavës në Goch.

Gazeta gjermane “Bild”, nuk bën me dije identitetin e fëmijës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here