Shevchenko flet pas miqësores: Shqipëria ka lojtarë shumë të mirë

0
140

Një nga sulmuesit më të mirë në historinë e Milanit, aktualisht zëvendëstrajner i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka folur për Supersport pas miqësores së të premtes ku kombëtarja jonë u mund 1-3 nga Ukraina.

Shevchenko është shprehur se Shqipëria ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit dhe është bërë një skuadër që mund t’u hap probleme skuadrave më të mëdha.

“Shqipëria ka ndryshuar shumë, skuadra ka bërë progres. Trajneri De Biasi po punon shumë mirë, futbollistët gjithashtu. Ndeshja ishte shumë e ekuilibruar dhe e fortë, ne ishim më pranë fitores dhe ia arritëm. Unë e uroj Shqipërinë që të ecë sa më shumë në Europian. Shqipëria është një realitet në futbollin europian dhe kjo kuptohet edhe nga emrat e futbollistëve që luajnë në kampionatet të rëndësishme në Europë. Janë vërtet lojtarë shumë të mirë”, tha për Supersport Shevchenko, fitues i “Topit të Artë”.

Në fund Shevchenko nuk harroi të falenderonte tifozët shqiptare, për pritjen që i rezervuan në “Atleti Azurri” të Bergamos.

“Do të doja të shtoja diçka tjetër. Jam pritur shumë mirë këtu nga tifozët shqiptarë dhe për këtë gjest dua t’i falenderoj dhe t’u them që do të mbështes Shqipërinë në “Francë 2016”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here