Revolucion për kancerin: Trajtimi 6 herë më efektiv se metodat tradicionale

0
142

Një studim kohët e fundit ka bërë një  zbulum revolucionar për kancerin që është gjashtë herë më efektive sesa metodat tradicionale.

Ekspertët kanë quajturr të ashtuquajturën ‘mjekësi të personalizuar’ si përparim të madh që nga kimioterapia.

Kjo teknikë e sheh tumorin e pacientit të testuar gjenetikisht sapo ata janë të diagnostikuar. Kjo i lejon mjekët për të përcaktuar nëse kanceri është agresiv, nëse kimioterapia është e nevojshme dhe saktësisht se cilat droga janë të nevojshme.

Kërkimi  që përfshiu 13.203 pacientë, do të  zbulohet në konferencën më të madhe të kancerit  javën e ardhshme në botë e do të tregojnë se kjo  teknikë  rrit shanset e mbijetesës dhe ul rrezikun e përhapjes së sëmundjes dhe të kthimit.

Studimi i Universitetit të California zbuloi se  trajtimi i personalizuar ishte 6 herë më efektiv dhe pacientët kanë jetuar dy herë më shumë kohë para se kanceri të rritej  përsëri, në qoftë se do të ndodhte dicka e tillë.

Javën e ardhshme, shkencëtarët nga Kembrixh dhe University College në Londër do të shpallin   se si kjo metodë mund të ndihmojë pacientët që vuajnë nga kanceri i gjirit. Nëse do të ketë  sukses, është llogaritur se 7.000 gra në vit mund të kursejnë  kimioterapinë.

Aktualisht, shumica e pacientëve i  nënshtrohen një modeli  të ngjashëm të trajtimit, në bazë të llojit të kancerit që kanë dhe se sa është përhapur ai . Shumica bëjnë  operacion për të hequr tumoret, e ndjekur kjo nga kimioterapia, radioterapia.

Por ekspertët kanë frikë se kjo  madhësi i përshtatet të gjithëve që do të thotë se  mijëra pacientë marin një   trajtim të panevojshëm dhe humbasin një trajtim që që mund të jetë më i suksesshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here