Raporti/Guardia di Financa: Shqipëri, 2 fish platacione droge më shumë në 2 vite

0
148

Gazeta prestigjioze italiane “Corriere Della Sera” i kushton vëmendje fenomentit të kultivimit të drogës në Shqipëri. Duke iu referuar raportit të vitit 2015­të të Guardia Di Financa, “Corriere Della Sera” thekson se në dy vitet e fundit në Shqipëri janë dyfishuar plantacionet e drogës. Në shkrim theksohet se prodhimi i marijuanës në Shqipëri i kalon 1 mijë ton çdo vit, ndërsa tonelata të tëra trafikohen nëpërmjet Puglias. “Plantacionet janë dyfishuar në harkun kohor të dy viteve, bëhet fjalë për një biznes kriminal që funksionon në bazë të kritereve menaxheriale për të qarkulluar miliarda euro, një prodhim që tashmë thyen murin e 1 mijë tonëve në vit, bazat logjistike u zhvendosën nga zonat më pak të arritshme për të vënë në punë levat e nevojshme për të marrë kompetencat e tregtisë botërore të drogës: Ky është skenari që qendron para dyerve të Puglias. Guardia di financa falë një mbështetje ndërkombëtare arriti të dokumentonte ekzistencën e 1200 plantacioneve në territorin shqiptar. Dhe nëse në vitet 2013­2014, kryeqyteti i kanabisit ishte Lazarati, tani gjërat kanë ndryshuar, klanet kanë spostuar bazën materiale dhe logjistike të nevojshme pçr kultivim në zonat e Shkodrës, ku është më e vështirë të kontrollohet. Plantacionet janë dyfishuar në harkun kohor të dy viteve…

Lufta kundër trafikut të drogës në Ballkan në mënyrë të pashmangshme kalon nga Puglia, që është pora hyrëse për në tregun e madh evropian, si dhe një udhëkryq strategjik për organizatat që përfitojnë nëpërmjet një biznesi që vazhdimisht ushqehet me më shumë mjete të reja dhe të sofistikuara. Kjo është arsyeja pse operacioni i policisë financiare është vendimtar dhe pse ajo sjell një pasqyrë të qartë të situatës në anën tjetër të Adriatikut, ku në vitin 2015 u zbuluan 243 000 rrënjë kanabis gjatë kontrollit të 15,83 për qind të territorit shqiptar. Numra në rritje krahasuar me një vit më parë (2014), kur ishin 815 plantacione të identifikuara dhe bimët 165 000. Ndërsa në vitin 2013 janë zbuluar 305 plantacione dhe 81,300 bimë kanabis në fund të një eksplorimi të përgjithshëm në 12.5 për qind të territorit shqiptar.

BAZAT E REJA

Fillimisht kalaja e trafikantëve të drogës ishte Lazarati, me pak më shumë se tre mijë banorë në rrethin e Gjirokastrës, një qytet deri kohët e fundit i paarritshëm, ku marijuana prodhohej për tregun evropian. Situata ka ndryshuar tani, policia shqiptare ka goditur rëndë organizatat që menaxhonin këtë biznes. Aq e fortë ka qenë ndërhyrja sa klanet e drogës janë detyruar të spostohen, qendra e vëmendjes tani është fokusuar në Shkodër dhe rrethinat e saj, ku bandat kanë spostuar bazat e tyre për të shmangur sulmet e forcave të rendit.

ROJET E AJRIT

Raportin tyre hetuesit e bazojnë tek kontrolli nga ajri. Misioni i Guardia di Fianca në Shqipëri është kryer falë një marrëveshje të vitit 2012 që synon luftimin e krimit të organizuar. Patrullat nga ajri janë kryer duke përdorur avionë P166DP1 të pajisur me sensorë të aftë për të perceptuar edhe ndryshimet më të vogla të temperaturës nga (­20 deri 110 gradë); si dhe lejojnë fotografimin e imazheve me rezolucion të lartë. Në këtë mënyrë ata shndërrohen në roje të qiellit. Avioni ka një numër aparatesh që mund të fotografojnë me 80 Mega pixels. Materiali përpunohet më pas nga një ekip ekspertësh të Universitetit të Napolit. Rezultati është një hartë e detajuar e situatës në terren.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here