Presidenti Obama fjalë prekëse për Muhamed Ali: Unë dhe Michelle mbajmë zi për të

0
142

Presidenti Barack Obama tha të shtunën se Muhamet Aliu trondi botën dhe bota rrjedhimisht u bë më e mirë. Në një shënim përkujtimor për boksierin legjendar, Presidenti Obama shkruan mes të tjerash:

“Muhamet Aliu ishte më i madhi dhe pikë. Nëse e pyesnit, ai do t’ua thoshte këtë. Do t’ju thoshte se ishte dyfish më i madhi, se i kishte vënë pranga rrufesë, se kishte hedhur bubullima në burg…”

“Por ajo që e bëri Kampionin të madh, më të madhin e të gjithëve, ajo që e veçonte nga të gjithë të tjerët, ishte se gjithë të tjerët thoshin të njëjtën gjë për të.”

“Ashtu si çdokush tjetër në planet, Michelle dhe unë mbajmë zi për humbjen e tij. Por ne jemi gjithashtu mirënjohës ndaj Zotit për faktin se kemi qenë me shumë fat që e kemi njohur atë, qoftë edhe për pak kohë, se sa me fat kemi qenë të gjithë ne që I Madhi zgjodhi të lërë vulën e tij mbi kohën tonë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here