Ngrenë alarmin mediat italiane: Dyfishohet numri i plantacioneve brenda dy viteve në Shqipëri

0
107

“Plantancionet e kanabisit janë dyfishuar brenda dy viteve të fundit në Shqipëri, ndërsa bazat kanë ndryshuar.”

Kështu e nis shkrimin e saj “corriere.it”, e cila thekson se bazat e kultivimit të kanabisit, kanë ndryshuar nga Lazarati që ka qenë dikur, tani në zonën e Shkodrës. Ky ndryshim është bërë për shkak të kushteve që ofron terreni malor në veri, duke ia vështirësuar punën forcave të policisë në zbulimin e drogës.

 

Tre vitet e fundit

 

Media italiane shkruan se në tre vitet e fundit numri i të mbjellave të bimës së kanabisit ka ardhur në rritje. Gjatë eksplorimit të 15.83% të territorit shqiptar në vitin 2015 janë zbuluar 243 mijë bimë kanabis. Në vitin 2014 janë identifikuar 815 plantacione dhe 165 mijë bimë. Në vitin 2013 janë zbuluar 305 plantacione  dge 81 mijë bimë kanabis nga një eksplorim i përgjithshëm i 12.5 % të territorit të Shqipërisë.

Shkrim ka rikujtuar edhe raportin vjetor të SHBA-së, e cila ka përcaktuar Shqipërinë si vend “burim i prodhimit të marijuanës dhe një pikë tranziti për kokainën dhe heroinën e destinuar për tregjet europiane”.

 

grafico-593x443

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here