Merret në pyetje Veliaj, Prokuroria heton punimet tek Parku i Liqenit

0
184

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është marrë në pyetje nga Prokuroria në lidhje me ndërtimin e këndit të lojrave tek parku i liqenit në Tiranë.

Veliaj shoqërohej në Prokurori nga nënkryetari Arbi Mazniku, të cilët dhanë shpjegime për lejen e punimeve të ndërtimit të këndit të lojërave.

Kryebashkiaku Veliaj është marrë në pyetje nga prokurori Gjegji Tako i shoqëruar nga oficeri i policisë gjyqësore. Nuk jepen shumë detaje per dëshminë e Veliajt pasi prokuroria tregohet shumë e rezervuar pasi për të evituar mediat ka bere pyetjen e tij ne oret e mbremjes. Burimet jo zyrtare thonë se Veliaj ka mbajtur të njëjtin qëndrim siç eshte shprehur publikisht ne mbrojtje te ndertinit te kendit te lojrave te liqeni artificial. Sipas akuzes per kete dosje jane pyetur edhe persona te tjere qe jane marrë me projektin dhe procedurat e tenderimit te projektit. Hetimet për parkun ka nisur pas kallëzimit te PD-së, shoqerisë civile dhe apelit te presidentit Bujar Nishani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here