Kallëzim penal për Elvis Rroshin në Gjykatë nga KLSH, i ka shkaktuar shtetit 330 milionë lekë dëm

0
136

Kryebashkiaku i Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi, rezulton të jetë kallëzuar në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit një muaj më parë.

Rroshi, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë nga posti i kryebashkiakut, por që dje u tërhoq, akuzohet nga KLSH për “shpërdorim detyre”, për shkak se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 330 milionë lekë. Së bashku me kryebashkiakun, janë kallëzuar edhe tre ish-Drejtorët e Planifikimit të Territorit.

Çështja ndaj Rroshit dhe ndaj 3 ish-drejtorëve është depozituar në prokurori më datë 31 Gusht, në vitin 2015, por organi i akuzës ka pushuar vendimin më datë 22 Prill, të vitit 2016.  Shkeljet e kryebashkiakut dhe të 3 ish-drejtorëve dhe pushimin e çështjes nga ana e prokurorisë,  KLSH-ja e ka vazhduar në gjykatë. Nga raporti i saj, rezulton se KLSH e ka ankimuar në gjykatë cështjen në fjalë më datë 6 maj të këtij viti.

Kryabashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, tashmë duhet të përballet në gjykatë për dëmin qindra milionë lekë shkaktuar shtetit si dhe duhet të përballojë akuzat për dënimet e tij të mëparshme në Itali apo në Gjermani.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here