Aksident tragjik, humbin jetën 33 persona

0

­ Një përplasje mes një kamioni dhe një autobusi shkaktoi vdekjen e 33 personave, shumica e së cilëve vdiqën të karbonizuar ku u regjistruan gjithashtu 22 të plagosur në Algjeri, sipas autoriteteve.

Loading...

“Rreth 22 persona u plagosën pas përplasjes së automjeteve rreth orës 02:50 në autostradën pranës Aflou­së, rreth 400 kilometra në jug të Algjerisë”, raportoi Mbrojtja civile e cituar nga agjencia e lajmeve APS. “Autobusi që kryente itinerarin mes Oranit, kryeqyendra e pjesës veriperëndore dhe Ouarglas, në Sahara u përfshi nga flakët pas rënies në një shpat shkëmbor në vijim të përplasjes me kamionin”, saktësoi burimi.

Loading...

Lini nje pergjigje