Zyrtare/Besnik Hasi firmos në Varshavë

0
187

Besnik Hasi është zyrtarisht trajneri i ri i Legias së Varshavës. Prezantimi i tij u bë rreth orës 19:30. Hasi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe pritet të fillojë punën së shpejti me klubin polak. Pak ditë më parë Hasi i dha lamtumirë klubit të Anderlehtit. Pas largimit nga belgët, Hasi pati oferta nga disa klube, por ish-futbollisti i Kombëtares firmosi për Legia Varshavën.

“Kam kaluar 14 vite të bukura me këtë fanellë si lojtar, asistent-trajner dhe trajner i parë. Ky klub do të jetë gjithmonë në zemrën time.

Dua të falënderoj presidentin dhe bordin për mundësinë që më kanë dhënë. Gjithashtu, dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi, i jam mirënjohës për përkushtimin”, tha 44-vjeçari pas largimit nga ekipi i Anderlehtit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here