Muhamed Ali, në castet e fundit të jetës

0
119

Muhamedi Ali është vendosur në kujdesin intensiv, pasi gjendja e tij shëndetësore po vazhdon të përkeqësohet, ndërkohë që familja e tij është mbledhur për t’i qëndruar pranë bokserit legjendar në çastet e fundit të jetës së tij.

Legjenda e boksit Muhamed Ali, 74 vjeç, është shtruar në spital që nga e enjtja, pasi u gjet në shtëpinë e tij mezi duke marrë frymë, thuhet sipas Radar Online.

Ai ka vazhduar të ketë probleme me frymëmarrje, e cila u vështirësua edhe më tepër për shkak të sëmundjes së tij të Parkinsonit.

“Doktorët u kanë thënë familjarëve se me gjasë ai nuk do të jetë edhe shumë gjatë gjallë”, tha një burim i brendshëm i Radar Online.

Një tjetër raportoi se organet e tij vitale janë përkeqësuar shumë, duke shtuar se ‘i duhet një luftë e madhe për të mbijetuar’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here