U gjet zgjidhja, ja cfarë duhet të thoni që të tjerët të bien dakord me ju

0
162

Mendoni se është fjala “Të lutem”? Gaboheni! Fjala e duhur është moral.

Sipas studiuesve, është pikërisht kjo fjalë që i bën njerëzit të bien dakord mes tyre.

Sipas një studimi të ri, një perceptim i moralitetit forcon një argument duke i dhënë më shumë ndikim, se sa mendime të bazuara në traditë apo praktikë.

Në studimin e publikuar në Gazetën e Psikologjisë Eksperimentale Sociale,  në Universitetin e Ohio, u tha se njerëzit kanë tendencën të admirojnë njerëzit që ndajnë një pikëpamje të përbashkët me ta. Ata janë të lidhur me kuptimin tonë të moralit, një mburojë psikologjike nga sulmet e jashtme.

Sipas njërit prej studiuesve, “morali” është një taktikë e zgjuar e politikanëve dhe avokatëve. Çdo çështje me sa duket, mund të shihet përmes lenteve të moralit.

“A është morali një fjalë magjike”?- ngre pyetjen një prej studiuesve. “Në disa mënyra, ajo mund të jetë. Ne rritemi me mendimin se moraliteti është diçka e paprekshme. Morali që është i përhershëm nuk mund të kundërshtohet.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here