Vajza 3-vjecare vdiq në aksident, babait i presin këmbën për t’i shpëtuar jetën

0

images

Një vajzë 3-vjecare humbi jetën në një aksident tragjik rrugor pasi u përplas nga një makinë teksa ishte duke ecur në trotuar së bashku me prindërit.

Por edhe babai i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore. Për t’i shpëtuar jetën mjekët janë detyruar t’i presin njërën këmbë.

Loading...

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 të së hënës në zonën e njohur si Fresku. Një automjet i ka goditur prindërit dhe vajzën e mitur, kur sapo kishin dalë nga supermarketi dhe ndodheshin në trotuar. Vajza e mitur E.Shallari ndërroi jetë menjëherë për shkak të goditjes së fortë nga makina, ndërsa babai i saj, Landi Shallari, mbeti i plagosur rëndë. Ndërsa nëna e së miturës mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, pasi plagët kanë qenë sipërfaqësore, megjithatë ngjarja ka lënë pasoja të rënda psikologjike tek ajo.

Pas mjekimit pasditen e së hënës, 40­-vjeçarja është kthyer në banesë, por gjatë gjithë kohës një mjek është kujdesur për gjendjen e saj, pasi herë pas herë ajo humbiste ndjenjat.

Loading...

Lini nje pergjigje