Thellohet skandali në jetimoren e Shkodrës, 3 vajza me probleme mendore kanë abortuar

0
140

Thellohet skandali në Jetimoren e Shkodrës. Prokuroria zbulon se 3 vajza në moshë madhore, paciente në këtë Qendër kanë mbetur shtatzënë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme.

Ky rezultat ka dalë në bazë të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor, të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës. Në bazë të hetimeve të Prokurorisë së Shkodrës ka rezultuar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë qendër është ushtruar dhunë sistematike. Në bazë të këtij hetimi dy-javor të Prokurorisë së Shkodër, sot janë ndaluar drejtoresha dhe një infermiere e Qendrës së Zhvillimit Social në këtë qytet, të dyshuara për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Në bazë të hetimit të deritanishëm, Prokuroria e Shkodrës ka evidentuar si përgjegjës për trajtimin jo në mënyrën e duhur shtetaset Juliana Cepi, drejtoreshë e Qendrës, si edhe Aida Ymeraj, infermiere në këtë qendër. Në bazë të urdhërit të Prokurorisë, këto dy shtetase janë ndaluar nga ana e Policisë Vendore mesditën e së mërkurës (dt.01.06.2016). Ndërkohë, po vijohet hetimi për të identifikuar plotësisht rastet e dhunës, si edhe përgjegjësitë e punonjësve të Qendrës, neglizhenca e të cilëve ka sjellë si pasojë shtatëzaninë e femrave me probleme mendore, si edhe ndërhyrjen e paligjshme për abortin e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here