Sot ditëlindja e saj e 90-të

0
174

Legjenda e ekranit dhe hollivudit, Marilyn Monroe do të kishte festuar sot 90 vjetprin e saj të lindjes. Por pavarësisht kësaj, edhe pse ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli nga ndarja e saj nga jeta, imazhi i saj është më i gjallë dhe më i fortë se kurrë.

Monroe, ishte një nga yjet më ikonike të Hollivudit dhe epokës së artë të kinemasë botërore, humbi jetën për shkak të një overdoze drogë në vitin 1962, në moshën 36 vjeçare.

Me emrin e lindjes, Norma Jeane Mortensen, Monroe u shndërrua në personazhin më kryesor të viteve ’50, në glamurine asaj epoke të hollivudit, kjo edhe për shkak të jetës së saj të vrullshme personale, përfshirë këtu martesat e saj me yllin e basketbollit Joe DiMaggio, dramaturgun Arthur Miller apo historitë e dashurisë me John Kenedy.

Vitet e fundit të jetës së Monroe, filmat dhe prodhimet e saj më të famshme si “The Seven Year Itch,” “Some Like It Hot” dhe “Gentlemen Prefer Blondes” u shoqëruan me probleme të rënda shëndetësore apo personale. Rrethanat e vdekjes së saj në moshën 36 vjecare janë ende sot subjekt i spekulimeve mediatike.

MTE5NTU2MzE2MzIyMTA0ODQz 0,,52981578,00 54bc0d7bb2d1b_-_hbz-marilyn-monroe-03  GettyImages-3287850

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here