Lirimi i Shaip Zykajt/pezullohet edhe prokurori i Lezhës Gjergj Rudi

0
217

Pezullohet nga detyra prokurori i Lezhës Gjergj Rudi. Pezullimi i tij ka ardhur për shkak se dyshohet se nuk ka dërguar në kohë dokumentet për ekstradimin e shtetasit nga Kosova, Shaip Zykaj, i cili u lirua në fund të vitit të shkuar, megjithëse ndaj tij kishte një kërkesë ekstradimi nga pala kosovare.

Burime nga Prokuroria thanë se prokurori Rudi është pezulluar për shpërdorim detyre. Pezullimi nga detyra do të bëhet deri në përfundim të hetimeve.

Aktualisht, prapa hekurave ndodhet edhe juristi i burgut të Shën Kollit Devis Alihoxha, i cili akuzohet gjithashtu se nuk ka zbatuar ligjin për ekstradimin e shtetasit kosovar, i cili me të kryer dënimin  në Shqipëri, është lënë i lirë.

Avokatët mbrojtës së juristit të burgut të Shën Kollit patën akuzuar prokurorin se nuk kishte dërguar shkresat në kohë për rastin e mësipërm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here