Zbulohet urdhëri për prerjen e kokës Bledar Terpollarit, arrestohen dy persona, në kërkim kushëriri i viktimës

0
103

Dy persona u arrestuan për ekzekutimin makabër që iu bë Bledar Terpollarit në Greqi. Bariu shqiptar ishte ekzekutuar fillimisht me armë dhe më pas vrasësi i kishte prerë kokën, si provë për krimin që kishte kryer. CNN grek shkruan sot se një nga dëshmitarët tregoi se kishin shkuar në kasollen ku jetonte Tërpollari. Vrasësi hyri brenda dhe dy të tjerët qëndruan jashtë. Në fillim u dëgjua një e shtënë, autori e tërhoqi zvarrë të riun që punonte si bari.

Ai nxori një thikë dhe i preu kokën viktimës dhe më pas e futi atë në një çantë për t’ua treguar porositësve të vrasjes së tij se ekzekutimi ishte kryer.

Dyshohet se arsyeja e vrasjes së Tërpollarit janë 20 mijë euro, që Terpollari i kishte mbajtur nga shitja e kokainës.

Sipas medias greke vrasja me pagesë u porosit nga grupet kriminale shqiptare.

Gjatë ditës së hënë, policia greke ka arrestuar Emiljano Nana, 28 vjeç dhe Pajtim Jaupi, 27 vjeç. Eshtë shpallur në kërkim kushëriri i viktimës, Krenar Tërpollari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here