Rumani/ Ish i dashuri e djeg për së gjalli

0
176

Hetuesit thanë se ish i dashuri përdori një çakmak duke i futur zjarrin në fytyrë, vetëm sepse ajo ishte ndarë nga ai.

Sara Di Pietrantonio 22 vjeçare, u dogj nga ish i dashuri i saj Vincenzo Paduano 27 vjeçar, duke u bërë një nga krimet më mizore në vend.

“Mund të them se që 25 vjet në këtë punë kurrë nuk kam parë ndonjë akt më mizor se ky”, tha Luigj Silipo, zyrtar kryesor i policisë në hetim.

I dyshuari fillimisht mohoi se vrau të dashurën, por pas tetë orë mbajtjeje dhe marrjes në pyetje, ai rrëfeu vrasjen e saj, duke thënë se qëllimisht e ka vrarë pasi ajo e kishte lënë.

I dyshuari e kishte pritur të dashurën të dalë nga shtëpia, dhe me të dalë nga shtëpia hyri në makinën e saj për të biseduar, aty filluan grindjet dhe më pas ai e gjuajti në fytyrë me një shishe të vogël alkooli dhe  i ndezi çakmakun.

Policia ka parë pamjet e filmuara nga kamerat e kësaj zone, ku gjithashtu ka parë makina dhe kalimtarë teksa kalonin afër saj duke dëgjuar britmat e vajzës duke kërkuar ndihmë, por askush nuk i kishte dhënë ndihmë.

I dyshuari vazhdon të mbahet në mbajtje, ndërkaq me rastin ende po merret prokuroria.

sara-di-pietrantonio3 sara-di-pietrantonio-768x576 sara-di-pietrantonio2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here