I përdhunuan vajzën në Itali, babai shqiptar pret miqtë sipas zakoneve

0
165

v2

Vladimir Kosturi, babai i shqiptares e cila u përdhunua në një kamp rom në Itali, ka ftuar të gjithë miqtë që e mbështetën në një kafe.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, avokati shqiptar i cili prej vitesh jeton në shtetin fqinj, thotë se siç e do zakoni, i fton të gjithë shqiptarët që jetojnë në Romë për një kafe urimi për faktin që vajza e tij shpëtoi gjallë nga keqbërësit dhe mundi të largohej prej tyre.

“Një kafe që më shpëtoi goca gjallë. Ftoj të gjithë miqtë e mi në Romë për një kafe ditën e dielë në 5 qershor, oa 11:00 në Via Prenestina 98 (bar London). Sipas zakoneve tona: ftoj të gjithë shqiptarët që banojnë në Romë për një kafe urimi: “Shyqyr që shpëtoi goca gjallë”. Kisha shumë dëshirë që shqiptarët të më mbështesnin në protestë, por pjesëmarrja e vogël ishte për shkak se unë nuk e organizova dhe aspak për fajin e shqiptarëve siç propagandon dikush me keqdashje. Shprehja se “shqiptarët i tremb shiu” të shkruara nëpër gazeta, janë thënë në një moment kur dhimbja ime ishte shumë e madhe. Pritjen do ta organizoj në shtëpi ndërsa pika e takimit është në via Prenestina” shkruan ai në një mesazh në facebook, duke e firmosur me emrin e vet dhe të Besjanës, vajzës së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here