Fier/ Tre persona të dehur sulmojnë burgun e sigurisë së lartë, arrestohen nga policia

0
139

Tentuan të cenojnë burgun e sigurisë së lartë në Fier, një institucionin të sigurisë së veçantë, arrestohen 3 shtetas. Në pranga janë vënë Altin Patoku, 41 vjeç, Arber Fejzulla, 31 vjeç, dhe Blenard Fejzulla, 36 vjeç, i dënuar në mungesë me 15 vite burg për “trafik droge”.   Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shkuar në I.E.PV e Fierit dhe kanë ofenduar me fjalë fyese stafin e Policisë së Burgut. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orë 15:15 minuta dhe mësohet se tre të arrestuarit ishin në gjendje të dehur dhe kanë kundërshtuar me forcë veprimet e punonjësve të policisë së burgut, të cilët po kryenin detyrën duke i njoftuar ata për përfundimin e orarit zyrtar të vizitave në këtë burg.   Kreu i këtij institucioni, Arjan Hasani, e cilëson këtë një rast të paprecedentë ndaj një institucioni të sigurisë së veçantë, siç është burgu i sigurisë së lartë në Fier.   Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërrutur edhe forcat e policisë së rendit, të cilat bënë të mundur arrestimin e tyre, ku rezultoi se 36-vjeçari Blenard Fejzulla, ishte person me precedentë të mëparshëm penal dhe i shpallur në kërkim për “trafik droge”.   Ai ishte dënuar në mungesë me 15 vite burg, për “trafik droge” dhe “pjesëmarrje në organizata kriminale’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here