Vrau shokun sepse nuk e ftoi në ditëlindje, prokuroria përfundon hetimet

0
159

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit Arenc Liço mbrëmjen e 21 shkurtit në një lokal bastesh në zonën e Shkozës në Tiranë, dhe ka dërguar në gjyq si të pandehur autorin e dyshuar, të vënë në pranga, Ergest Zhupani 28 vjeç.

Sipas organit të akuzës, shkak për sherrin mes të rinjve është bërë fakti që Liço nuk e kishte ftuar në ditëlindjen shokun e tij.

Ata kanë qenë të dy në një lokal që e frekuentonin shpesh për të parë ndeshjet e futbollit, por aty kanë nisur të debatojnë e ofendohen me njëri tjetrin ndërsa konsumonin edhe pije alkoolike.

Në sherr e sipër, 39-vjeçari e qëlloi dy herë me thikë shokun e tij i cili ndërroi jetë në spital.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here