Kuqezinjtë arritën të fitonin me rezultatin 3-1 ndaj një kundërshtari modest si Katari

0
127

Shqipëria fitoi 3-1 miqësoren e parë para Europianit duke mundur Katarin në Hartberg. Një provë e mirë e kuqezinjve, që përmbysën rezultatin përballë kundërshtarëve duke realizuar 3 gola mjaft të bukur me Ajetin, Lenjanin e Sadikun. Një përfaqësim i mirë sidomos në  fazën sulmuese të skuadrës por shqetësuese paraqitje e mbrojtjes në fillim, që pësoi sërish shumë shpejt dhe gjithashtu dhe gjatë takimit u tregua e pasigurtë në disa momente. Sinjale që gjithsesi vijnë në momentin e duhur pasi De Biasi mund të punojë nga tani e mbrapa pikërisht mbi këto elementë. Trajneri De Biasi kreu disa ndërhyrje të momentit të fundit në formacion, me Ajetin që u hodh titullar në vend të Canës, që kishte marrë një goditje të lehtë në stërvitje, ndërsa Lila zuri vendin e Xhakës në mesfushë. Fillimi ishte shqetësues, me Katarin që surprizoi me një gol pas vetëm 59 sekondash lojë, kur Fadlallah i harruar në zonë dërgoi topin në rrjetë. Një pësim i shpejtë që mund të shqetësojë De Biasin duke qenë se dhe në Austri kuqezinjtë e nisën në mënyrë të ngjashme ndeshjen. Gjtihsesi reagimi ishte i mirë, me kombëtaren që për 22 minuta arriti të krijojë pothuajse pesë mundësi të mira. Fillimisht në të 8-tën ishte Gashi që nuk i dha forcën e duhur topit, ndërsa 2 minuta më pas goditja e tij ishte shumë qëndrore. Në të 20-tën, Lenjani goditi jashtë fluturimthi nga shtylla e dytë, ndërsa në të 21-tën, por numri 3 i Shqipërisë nuk arriti të marrë sic duhet topin. Në të 23-tën më në fund Shqipëria gjeti barazimin me Bashën që harkoi në mënyrë perfekte për Alijin i cili fluturimthi barazoi rezultatin me golin e tij të parë në Kombëtare. Gjithsesi Katari tregoi se mund të vendos në panik mbrojtjen kuqezi dhe në të 29-tën, Tabata shpërdoroi një mundësi të mirë në momentin kur 3 mbrojtës tanët dolën bosh në qendër. 3 minuta më pas autori i golit, Falallad përpak sa nuk riktheu sërish përpara të tijtë. Gjithsesi Shqipëria e mori sërish veten dhe në të 34-trën një zbritje e bukur e kuqezinjve nuk u shfrytëzua sic duhet. 2 minuta më pas provoi dhe Basha me një goditje por topi u devijua në këndore. Goli megjithatë nuk vonoi pasi në të 40-tën, Lenjani përfitoi nga një dalje jo e mirë e portierit Amine duke shënuar golin e epërsisë shqiptare. Pjesa e parë u mbyll 2-1 ndërsa në pjesën e dytë De Biasi ndryshoi menjëherë 3 futbollisëtë, duke hedhur në fushë Rashicën, Sadikun dhe Balajn për Lenjanin, Gashin dhe Cikalleshin. Pikërisht Sadiku në të 48-tën ju afrua golit të 3-të por portieri Katarit priti mirë. Në të 59-tën, pak frikë për Lilën që mori një ndërhyrje të ashpër nga Junior, tërësisht e evitueshme duke qenë se ishte një miqësore. Në të 62-tën, hyri në fushë dhe Cana për Bashën, ndërsa Berisha pak sekonda më pas bëri menjëherë një ndërhyrje vendimtare. Momentin më të bukur të pjesës së dytë e dhuroi ndërkohë, Armando Sadiku, që datëlindjen e tij e festoi me një gol të mrekullueshëm. Në pjesën e mbetur të ndeshjes, Shqipëria menaxhoi lojën por pa patur mundësi të tjera shënimi. Gjithsesi 3-1 ishte një rezultat i kënaqshëm për kuqezinjtë në këtë miqësore të parë para Europianit, me Kombëtaren që mbi të gjitha bëri një lojë voluminozë në mesfushë, që ishte padyshim reparti më i kënaqshëm i këtij testi.

 

 

Sadiku: Besoj te kualifikimi

 

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku ka thënë se është optimist për ndeshjen e Kampionatit Evropian për të arritur synimin e kryesor, kalimin e fazës së grupeve. Sadiku në fitoren prej 3 me 1 kundër Katarit ishte një nga golashënuesit. Ai u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa tha se një gjë e tillë nuk i pengon pasi është vendimi i trajnerit kë ta vendos në 11-shen startuese, dhe një gjë të tillë ka thënë se do ta raspektojë gjithmonë, ndërsa ka theksuar se gjithmonë do ta jep maksimumin e tij për Kuqezinjtë. “Unë i pranoj vendimet e trajnerit, si rezervë ashtu edhe startues, gjithmonë do të jap 100 për qindëshin tim. Për Evropian kam besim të madh te skuadra, dhe me ndihmën e zotit do ta kalojmë grupin, jam optimist se do t’ia dalim”, është shprehur Sadiku. Futbollisti i Zurichut, i cili ishte i huazuar në këtë sezon te Vaduzi ka thënë se të ardhmen e tij do ta vendos vetëm pas Evropianit.

 

 

Duka: Nuk kemi Mesin, por lojtarë që japin maksimumin

 

Vazhdon interesimi i mediave ndërkombëtare, për përgatitjet që skuadra kombëtare e Shqipërisë po bën në Bad Waltersdorf të Austrisë. Prej ditësh një grup i gazetës prestigjioze franceze L’Equipe po qëndron pranë skuadrës kombëtare për të kryer intervista dhe reportazhe të ndryshme. Sot në një intervistë ekskluzive për këtë gazetë ishte i ftuar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, bën të ditur FSHF. Ai është shprehur se suksesi i Shqipërisë me rastin e kualifikimin në Evropian është fryt i një pune shumë vjeçare. “Arritja në finalet e Kampionatit Europian është fryt i një pune disa vjeçare. Nuk mund të ndërtosh asgjë në 5 vjet. Ne kemi filluar punën me përmirësimin e infrastrukturës. Më pas kemi vazhduar me kualifikimin e kuadrit trajner, nëpërmjet edukimit në shkollën e trajnerëve. Një punë shumë e mirë është bërë edhe për seleksionimin e qindra mijëra futbollistëve, të cilët sot luajnë në Europë dhe Shqipëri”, është shprehur Duka. Duka më tutje ka thënë se grupi është forca kryesore e Shqipërisë, pasi nuk ka në mesin e tyre superyje, por të gjithë së bashku luftojnë dhe sakrifikojnë shumë për të arritur te suksesi. “Ne nuk kemi Ronaldon, Messin apo Ibraimovicin, por kemi lojtarë që luftojnë dhe japin maksimumin për skuadrën. Të gjithë sakrifikojnë dhe luftojnë shumë. Trajneri i ka motivuar dhe e vlerësoj punën e tij, e cila merret edhe me detajet më të vogla”, ka thënë Duka për të përditshmen franceze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here