Berisha takim me Donald Lu: Rama ka futur në Parlament kriminelë dhe trafikantë

0
150

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Në këtë takim ambasadori Lu e njohu zotin Berisha me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të arritur në një kompromis midis maxhorancës dhe opozitës për të votuar amendamentet kushtetuese brenda afatit të përcaktuar. Berisha shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e ambasadorit Lu për arritjen e një kompromisi, në vlerësimin tij plotësisht të mundshëm, midis palëve për votimin e reformës. Ne takim zoti Berisha u ndal ne rendesine jetike qe ka zbatimi i ligjit te dekriminalizimit, per institucionet dhe vendin ne teresi. Ai theksoi se Edi Rama nuk ka vullnet per zbatimin e ketij ligji. Berisha u shpreh se Rama, pasi ka futur ne Parlament vrases, pengmarres, trafikante jo qe nuk kerkon ndjese po perpiqet te maskoje aktin e tij kriminal duke i krahasuar ata me deputete te denuar per shkelje te rregullave te trafikut rrugor apo te burgosur me ligjin e arratisjes se kohes se diktatures, nderkohe mashtron diplomate te huaj duke iu thene se ai vertet ka futur kriminele nga Veriu ne Parlament por ato zona ashtu qeverisen dhe se ata i ka marre nga Berisha. Ne kete kontekst zoti Berisha theksoi se nga lista e PD nga viti 1991 deri sot nuk ka absolutisht asnje deputet apo kandidat per deputet te denuar per krimet e konventes. Biseda ishte e hapur!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here