Alarm në Keln, mbyllet terminali i aeroportit

0
196

Policia gjermane të hënën ka mbyllur Terminalin 1 të  aeroportit Bon të Këlnit  pas një shkelje të sigurisë. Vetëm pak minuta më pas një person u arrestua si i dyshuar për ngjarjen nga policia federale gjermane.

Sipas informacioneve paraprake të lëshuara nga vetë aeroporti,  një person kishte hyrë në zonën e sigurisë pa iu nënshtruar kontrolleve të sigurisë.

Kjo situatë alarmoi autoritet, të cilat çuan në mbylljen e menjëhershme të terminalit 1, taksa fluturimet u kryen nga terminali dy.

Situata coi në konfuzion, pasi pasagjerët e shumtë u përballën me vonesa dhe mungesë informacioni për atë se çfarë po ndodhte në aeroport.

Shqetësimi në lidhje me sigurinë është rritur në aeroportet evropiane që nga 22 marsi, kur tre kamikazët vranë 32 persona në Bruksel në sulmet në aeroportin Zavantem dhe në një nga metrotë e kryeqytetit belg.

Muajin e kaluar mediat gjermane thane se autoritetet kishin hartuar një plan emergjence për aeroportin e Këlnit, si pasojë e situatave në Belgjikë dhe Francë. Kontrollet në aeroporte janë shtuar edhe në vende të tjera si Itali, Britani, Spanjë etj.

Terminal1-655x356

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here