Standard.al

Asambleja Parlamentare e NATO-s/ Meta pritje në Pallatin e Brigadave: Siguria, problem i përbashkët

0

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dha të dielën pasdite një pritje për delegacionet pjesëmarrëse në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillon punimet në Tiranë.

Meta gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar në ambientet e Pallatit të Brigadave, tha se kanë diskutuar si aleatë për çështje të sigurisë. Ai tha se problemet e sigurisë janë probleme të përbashkëta.

“Problemet që kanë fqinjët dhe partnerët tanë janë dhe problemet tona dhe anasjelltas. Jam i lumtur që jemi mbledhur këtë mbrëmje, pas dy ditëve të para të punimeve të asamblesë së NATO-s, një takim që afron edhe më tepër vendet tona”, tha Meta.

Kryetari i Kuvendit, Meta kujtoi se shumë shpejtë do të nisë dhe Europiani “Francë 2016”, ku këtë vit debuton dhe Shqipëria. “Këtë vit do jemi dhe ne përkrah shumë prej jush në finalet e Europianit dhe për këtë ju uroj të gjithëve suksese”, vijoi Meta. 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.