Standard.al

Kujdes, këto produkte detergjentësh shkaktojnë kancer

0

Shqetësimi nga kanceri është gjithmonë i pranishëm te njerëzit,ndaj duhet të kemi informacionin e duhur në mënyrë që ta parandolojmë atë. Kohët e fundit janë bërë studime që vërtetojnë që kimikatet që përdoren në tualet dhe kuzhinë janë të dëmshme për shëndetin.

SC Johnson, është prodhues i produkteve të famshme si Mr Muscle, Glade,Toilet Duck, Raid,Goddard’s. Kjo kompani ka publikuar një listë të përbërësve të aromave që gjenden në produktet e saj evropiane.

Disa ekspertë kanë shprehur shqetësimin e kimikatëve në disa aroma të këtyre produkteve që mund të shkakëtojnë probleme shëndetësore.

Këta përbërës kanë qenë prej kohësh një burim polemikash nga disa hulumtues të cilët kanë paralajmëruar se ata mund të përfshijnë një grup të substancave të rrezikshme të cilat mund të shkaktojnë dëmtim të mushkërive dhe tumoreve, të ndërhyjë me hormonet tona dhe do të shkaktojë sëmundje kronike të tilla si astma.

Sipas një studim te bërë në Universitetin e York-ut nga profesor Alastair Leëis mendohet se aromat reagojnë me gazrat që gjenden në ajër, duke formuar komponime që potencialisht shkaktojnë kancerin .

Qershorin e kaluar, SC Johnson ka publikuar informata për shumicën e përbërësve në produktet e saj për herë të parë, por u kritikua për mosdhënien hollësive specifike të aromave.

Në atë kohë, SC Johnson këmbënguli se të gjithë përbërësit e aromave, madje edhe ata që nuk janë të listuara, ishin të sigurt.

Tani, SC Johnson ka shkuar një hap më tej dhe ka krijuar një ‘ëebsite’ mbi përbërësit qe mund te gjeni tek, ëhatsinsidescjohnson.co.uk, që përmban listat e të gjithë përbërësve në markat e saj..

Një debat i ashpër ka ndodhur në lidhje me përbërësin limonene, e përdorur për të dhënë një erë agrume për qirinj aromatike dhe pastrimin e produkteve.Në nivele të ulëta ajo konsiderohet si produkt i sigurt pasi ajo është përdorur edhe si aromatizues në ushqime.

Por një studim nga Profesor Alastair Leëis, në Universitetin e York-ut, gjeti se një spërkatje me këtë produkt në shtëpitë tona , nuk do të qëndrojnë si limonene por ajo reagon me gazra të tjera që ndodhen natyrshëm në ajër për të krijuar komponime të tjera.

Ai zbuloi se  çdo dy molekula të limonene kur reagojnë me ozon, mund të prodhojnë një molekulë të një komponimi tjetër kimik, formalaldehid.Formalaldehidi përdoret për balsamim dhe në industrinë e rëndë. Kjo është një shkak i njohur i kancerit tek njerëzit dhe në nivele të larta mund të dëmtojë seriozisht shëndetin.

Ajo është e lidhur shumë ngushtë me kanceret e hundës dhe të fytit, por mund të shkaktojë edhe dhimbje fyti, kollitje, dëmtime në sy dhe rrjedhje nga hunda.

Përbërësit në formën e tyre të parë janë të sigurt . Problemi qëndron se në çfarë komponimesh do të shndërrohen ato pasi reagojnë me përbërësit e ajrit.

“Nëse ju keni një produkt aromatik në shtëpinë tuaj pas një kohe nuhatje, të asaj aroma ajo zhduket, ju mund të mendoni”, ku ka shkuar ajo aromë? ”

“Përgjigja është, aromë ka reaguar me gazra të tjera dhe është shndërruar në një tjetër komponim.”

Këto pasoja mund të japin efektet kronike afat-gjatë. Formadehidi në përqendrime të larta është e lidhur me kancerin dhe sëmundjet neurologjike.

Këto  studime vlerësojnë se duhet pasur kujdes gjatë përdorimit të produkteve aromatizuese dhe pastruesve për banjo dhe kuzhinë, sepse paraqesin një rrezik për shëndetin. Nuk është e domosdoshme që të mos përdoren fare por duhet bërë ventilimin e mirë të atij ambienti pas përdorimit të tyre.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.