FOTO/Një dhuratë e pazakontë dhe prekëse për Papa Franceskun
Papa Francesku ka marrë një dhuratë tepër prekëse. Të mërkurën e kaluar ai ka marrë jelekun e shpëtimit të një vajze të vogël e cila gjeti vdekjen në Det. Radio Vatikani raporton atë se cfarë ndodhi në një audiencë të hapur mes Papës dhe shumë besimtarëve të tjerë.
Në fjalën e tij Papa u shpreh:
“Ajo ma solli këtë xhaketë”, tha Papa, sipas Radio Vatikanit.
“Ne mendojmë për atë vajzë të vogël pa një emër. Secili prej jush duhet t’i japë emrin në zemrën e tij. Ajo është në qiell dhe na shikon”, tha kreu i Kishës Katolike.
Qindra e mijëra refugjatë nga Afrika kanë gjetur vdekjen në brigjet e Mesdheut në përpjekje për të shkuar në Itali me barka të tejmbushura.