Elbasan/ Asgjësohen 3900 rrënjë kanabis, kapen në flagrancë 3 persona

0
126

Në zbatim të planit të masave për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike efektivat e Policisë Elbasan bënë të mundur asgjësimin e 3900 bimëve narkotike si dhe arrestimin në flagrancë të tre personave.

Mësohet se në pranga janë vënë Tauland Isufi, 28 vjeç, Lulëzim Haxhiu, 29 vjeç, të dy banues në fshatin Korrë, Elbasan.

Këta persona u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi dyshohen të kenë kultivuar rreth 3900 bimë narkotike, e dyshuar me atë të llojit kanabis sativa, me lartësi10 cm, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Efektivat e policisë kanë arrestuar edhe 66 vjeçarin Fiqiri Hyka, banues në fshatin Korrë, me detyrë Kryeplak i fshatit, pasi akuzohet për moskallëzim për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i Krimit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here