Dy motrat shqiptare bënin ligjin e drogës në SHBA, prokuroria merr vendimin

0
211

shqiptare2 shqiptare3

 

Jonida dhe Denisa Aliçka, 28 dhe 26 vjeçe janë dy vajzat shqiptare që muaj më parë u bënë pjesë e mediave ndërkombëtare për shkak të trafikut të drogës që bënin në SHBA. Sot ato kanë qenë sërish në qendër të vëmendjes për shkak të gjykimit ndaj tyre. Ndërsa është marrë vendimi për shqiptarin që punonte si shofer në Detroit, ai është dënuar me burg, pasi transportonte drogë në klubet e natës nga Kanadaj në Cleverland.

Leka Konini, pas marrëveshjes së arritur me prokurorinë, mund të marrë një dënim prej 70 deri në 87 muaj burg. Konini, 46 vjeçari bashkë me tre shqiptarë të tjerë u arrestua në mars si pjesë e një hetimi për trafikimin e një sasie të madhe droge MDMA dhe marijuane në kufirin SHBA-Kanada.

Ndërkohë për dy vajzat shqiptare dhe pronarin e një firme kamionësh në Michigan, Rinald Turhani nuk është marrë vendimi i prerë.

Jonida Alicka, Denisa Aliçka dhe Turhani, 37 vjeç kanë pranuar dënim të shkurtuar. Hetimet për grupin e shqiptarëve u drejtuan nga FBI. Dy vajzat shqiptare kishin tërhequr vëmendjen e policisë, me jetën luksoze, me makinat e shtrenjta, ndërhyrjet plastike dhe udhëtimet e shumta në Miami.

Në gjykatë u tregua jeta luksoze e tyre, e cila përfshin apartamente të shtrenjta, udhëtime luksi në Maimi dhe Los Angeles si dhe makina të shtrenjta. Prokurorja e përshkroi jetën e tyre si “ekstravagante” dhe tepër të shtrenjtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here