Pranga vëllait të Lul Cakës, në kërkim objektivi i atentatit të Fierit

0
179

Policia e Fierit ka zhvilluar një operacion ditën e sotme, ku ka arrestuar dy persona për gjobvënie dhe ka shpallur në kërkim një të tretë. Nga ky operacion është arrestuart vëllai i të fortit të Beratit, Lul Cakës, Julian Caka 41 vjeç, si edhe Gentian Kica, 39 vjeç banues në Fier. Gjithashtu, është shpallur në kërkim edhe Klemend Kastrati, objektivi që i shpëtoi atentatit të Fierit, ku mbeti i vrarë Denis Kaso dhe në të cilin ishte i përfshirë edhe një agjent i SHISH-it. Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë marrë me trafikim të lëndëve narkotike dhe për ketë arsye kanë shtrënguar për dhënie pasurie duke i vënë gjobë 20.000 euro shtetasin A.B. Gjatë zhvillimit të hetimit me metoda speciale, u bë e mundur sigurimi provave materiale, sekuestrimi i 12 aparateve telefonik celular dhe disa pamjeve filmike. Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Renda Tirane për kryerjen e veprave penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Sigurimi i kushteve e mjeteve për vrasje”, vepra penale të parashikuar nga nenet 109/b, 283/a; 80 dhe 25 te Kodit Penal. KUSH ESHTE LUL CAKA, I FORTI I BERATIT Lulzim Caka u rekrutua nga banda e Karbunarës, e cila drejtohej nga Bujar Sulaj (Loshi i Karbunarës), djali i tezes së tij. Më 26 mars 1996, Caka rishfaqet në skenë, kur akuzohet se ishte një prej atentatorëve të dy shefave të krimit të Beratit dhe Kuçovës, tek Ura e Samaticës. Oficerët e policisë arritën të shpëtonin, por makina e tyre u dogj nga atentatorët. Por më tepër se nga policia, Caka do të gjurmohej dhe sulmohej gjatë këtyre viteve nga hasmit e tij. Më 20 korrik 1997, Lulzim Caka, bëri hapin e gabuar të përfshirjes në hakmarrjen mes fisit të palëve dhe Yzeirëve në fshatin Rërëz në Berat. Duke qenë njeri i afërt i fisit të Çalëve, Caka u implikua në vrasjen e Nezir Yzeirit, kunatës së tij Ashime dhe djalit të adoptuar të saj, Ilir Yzeiri Ndërkohë në qershor 1998, ai hapi një tjetër hakmarrje, kur vrau Lulzim Eminin, vëllain e “Miles”, të fortit të Fierit. Pas një ndjekjeje të gjatë të policisë, ai u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burgim për këtë vrasje. Por hekurat e burgut të Lushnjës nuk ishin tepër të sigurt për një vrasës si Caka. Më 6 janar 2001, nëpërmjet një sharre, ai arriti të priste hekurat dhe të largohej nga qelia për t’u hakmarrë për përdhunimin dhe vrasjen e nënës së tij, Xhevries 56-vjeçare dhe vëllait Bardhoshit. Dy personat e dyshuar për krimin e fundit, Valter Bega, 21 vjeç, dhe Maringlen Cami, 22 vjeç, u vranë më 22 mars 2001 prej tij. Në dhjetor të vitit 2001, ai u kap në Foxhia të Italisë. Ndërsa në vitin 2003 u ekstradua në Shqipëri, ku vuan dënimin.panorama

Klement-Kastrati2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here