Pasojat e kanabisit trashëgohen tek fëmijët/ Ekspertët: Mund të ndryshojë ADN-në e një personi

0
110

Pirja e kanabisit mund të ndryshojë ADN-në e një personi, duke shkaktuar mutacione (ndryshime, devijime në kodin gjenetik, shkaktarë të sëmundjeve) që e ekspozojnë përdoruesin ndaj sëmundjeve të rënda, kanë paralajmëruar ekspertët. Një studim së fundi ka treguar se mutacionet që shkaktojnë sëmundje kalohen te fëmijët e përdoruesve të kanabisit si dhe në brezat e ardhshëm. Për lidhjen e kanabisit me sëmundje të ndryshme është folur edhe më parë, por se si ndodh kjo si dhe implikimet për brezat e ardhshëm nuk ishin kuptuar mirë më parë. Dy profesorë të Universitetit të Shkollës së Psikiatrisë në Australi, kanë analizuar materiale letrare dhe kërkimore për të kuptuar shkaqet e mundshme. Dr. Reece tha: “Nëpërmjet kërkimeve tona ne kemi gjetur se kanceret dhe sëmundjet shkaktohen nga mutacionet e qelizave nga vetitë e kanabisit. Kjo shkakton një ndërveprim kimik në ADN-në e një personi. Me kanabisin në rritje në nivel global gjatë viteve të fundit, kjo ka një ndikim në lidhje me popullsinë. Ndërsa një person mund të duket i shëndetshëm dhe të bëjë një jetë normale, dëmtimi mund të kalojë te fëmijët e tyre, dhe do të shkaktojë sëmundje për disa breza që do të vijnë. Edhe nëse një nënë nuk e ka përdorur ndonjëherë kanabisin, mutacionet që kalojnë nga sperma e babait mund të shkaktojnë sëmundje të rënda dhe fatale në fëmijët e tyre”. Prindërit nuk mund ta kuptojnë se ata i mbartin këto mutacione, të cilat mund të qëndrojnë në gjumë dhe mund të ndikojnë vetëm në brezat e mëvonshëm, dhe ky është është aspekti më alarmant. Kanabisi mund të ndryshojë ADN-në e përdoruesit, dhe kjo mund të çojë në ngadalësimin e rritjes së qelizave, gjë që çon në implikime serioze për zhvillimin e fetusit të bebeve. Dr. Reece tha se gjetja ishte e një rëndësie të madhe, për shkak se kanabisi është duke u përdorur masivisht në shumë vende të botës, ashtu si shumë vende kanë filluar ta legalizojnë përdorimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here