Nisin prerjet e paligjshme të ujit dhe ndalimet e qytetarëve. Protesta nga burgu: Mbahemi për 50 mijë lekë

0
179

Pas reformës së dritave e cila solli jo pak vuajtje për qytetarët, qeveria ka nisur reformën për ujin. Ashtu si edhe dy vite më parë, me moton kundër informaliteti qeveria ka nisur një aksion në  Durrës dhe Elbasan  për të  prerë lidhjet e paligjshme. Janë ngritur pesë grupe task-forcë për të  ujësjellësit për të verifikuar çdo lidhje të paligjshme, për gjendjen e matësve dhe për të verifikuar konsumin mujor të familjeve dhe bizneseve. Grupet janë të përbëra nga inspektor dhe hidraulikë.  Task-forca  do të operojë në zonat e Plazhit, shkëmbit të Kavajës dhe në zona të tjera përreth si dhe në të gjithë qytetin e Elbasanit. Ky operacion do të prek të gjitha familjet dhe bizneset. Të dy drejtorët e ujësjellësit që drejtojnë këto aksion kanë deklaruar se ka shumë lidhje të paligjshme dhe do të punojnë për të  rregulluar të gjitha lidhjet. Sipas drejtorit të Durrësit Ivo Doci, tubi furnizues i Shijakut është më problematiku dhe shumë lidhje që janë të paligjshme. Ndërsa drejtori i ujësjellësit të Elbasanit Florian Xhemalaj,  sqaroi se ky aksion do të vazhdojë për një kohë të gjatë.  “Nuk do të jetë një aksion një muaj apo dy muaj por do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. Do të ketë ndërprerje për të gjithë debitorët që janë njoftuar. Do t’u pritet uji i pijshëm. Do të merren edhe masa të mëtejshme deri në kallëzime penale”, – tha  Florian Xhemalaj. Në Elbasan, ku ujësjellësi numëron rrethe 1 mijë abonentë familjarë e biznese  debitorë në shumën 5 miliardë lekë të vjetra gjithsej, ka nisur aksioni për  ndërprerjen e furnizimin, çdo abonenti që nuk paguan faturat.

 

Denoncimi i qytetarit

 

Nga aksioni që ka filluar ditën e djeshme grupet e task-forcës kanë gjetur lidhje të pa ligjshme dhe kanë ndaluar një qytetar i cili ka rezultuar debitor. Qytetari i cili është ndaluar nga policia ka e ka denoncuar këtë gjë dhe sipas tij ky ndalim është i pa drejtë. Ai ka shpjeguar  se ai ka një lokal me qera dhe nuk ka sahat fare në lokalin , por sipas tij ky është faji i pronarit që nuk ka pajisur me një sahat dhe një kontratë të rregullt. Qytetari tha se në dyqanin e tij erdhën 20 polica që e kërcënuan se do ndiqej penalisht sepse nuk kishte paguar faturat e ujit. I ndaluari nga policia ka shpjeguar se pronari i biznesit ku ai është qeraxhi ka ndarë objektin edhe më një person tjetër dhe për të dy ka vetëm një sahat.  Vlera që rezulton se është debitor ky qytetar rezulton se është  50 mijë lekë të reja dhe sipas tij shteti duhet të krijojë lehtësira për  ti paguar më këste dhe jo të fusë njerëzit në burg për ujin.  Kryeministri Edi Rama si në rastin e reformës së energjisë elektrike dhe në rastin e reformës për ujin ka deklaruar se nuk do të këtë ndalime dhe arrestime arrestime për ata që nuk paguajnë. Do të ndalohen ata të cilët kanë lidhje të paligjshme dhe ata të cilët kundërshtojnë forcat e policisë  dhe do të gjykohen sipas ligjit.  Rasti i këtij qytetari nuk është  i vetmi sepse edhe në reformën e mëparshme ka pasur ndalime që gjykata i  ka shpallur të pa vlefshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here