Debatet në parlament/ Sadri Abazi – Sherefedin Shehut: Mos më shiko, t’i pres veshët

0
153

Deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, tentoi disa herë të zhurmonte fjalimin e deputetit Ben Blushi në parlament. Ai ndërhyri vazhdimisht duke thënë “qeverinë e kemi të mirë”, kur Blushi po fliste për qeverisje të paaftë e të degraduar. Kur nuk ia doli me Blushin, deputeti me origjinë nga Dibra ai iu kthye duke u hakërryer deputetëve të PD, veçanërisht deputetit tjetër dibran, Sherefedin Shehu.

: Çfarë ke që më sheh? Pse më shikon? Ti je komunist, unë jam socialist.

Sherefedin Shehu: Çfarë ke ti zotëri? Kush të foli ty?

Mhill Fufi: Cffarë halli ke?

Sadri Abazi: Mos fol ti, se ti je badigard.

Sheferedin Shehu: Ore, je në terezi ti?

Bedri Hoxha: S’qenke mirë, Sadri.

Sadri Abazi: Mos më shiko mua, se të fshij fare.

Sheferedin Shehu: Këta lloj njerëzish përfaqëson ti.

Sadri Abazi: Ej, t’i pres veshët unë, mos më fol mua ashtu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here