Zbulohet ilaci natyral për të luftuar tensionin e lartë

0

Boronicat janë frut me ëmbëlsi dhe me një shije perfekte, por a e dinit ju që ato i shërbejnë shkëlqyeshëm shëndetit të zemrës?!

Ato kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve duke bërë të mundur shërimin e enëve të dëmtuara të gjakut por edhe shkatërrimin e pllakave arteriosklerotike. Në këtë formë ajo siguron një shëndet të mirë të zemrës dhe gjithë enëve të gjakut. Sipas Akademisë së Nutricientëve dhe Dietologëve amerikanë, boronica ndihmon te femrat në moshë të mesme në uljen e rrezikshmërisë për Infartin e Miokardit që shumë nga ne e njohin si goditja në zemër. Është provuar se konsumi i boronicave në femrat gjatë periudhës së menopauzës ul rrezikshmërinë e ngurtësimit të enëve te gjakut e për pasojë problemet me hipertensionin.

Vihet re gjithashtu përmirësim:

* Në memorje

* Ul rrezikshmërinë në shfaqjen e sëmundjes së Alzajmerit dhe demencave të tjera nervore

* Parandalon kancerin

* Ndihmon në tretje

Vlerat ushqyese: Një filxhan çaj boronice përmban 80kalori. Ato duke pasur sasi të mirë fibrash n’a japin ndjesinë e ngopjes dhe ndihmojnë tretjen. Në një filxhan çaj boronice gjeni gjithashtu 25% të vlerave ditore të mineralit të manganit, i cili parandalon keqformimet kockore dhe infertilitetin.

Përveç kësaj ai ndihmon në indet lidhore, faktorët e gjakut, dhe hormoneve seksuale.Është rregullator i mirë i gjakut, ndihmon në marrjen e vlerave te kalciumit dhe në shëndetin mendor. Për ata që duan të rrëzojnë disa kilogramë, ju këshillojmë boronicën pasi ajo ndihmon në tretjen e dhjamit dhe përmirësimin e metabolizmit të karbohidrateve. Është rregullator i mirë i gjakut, ndihmon në marrjen e vlerave te kalciumit dhe në shëndetin mendor.

Vlerat e boronices janë të panumërta ndaj edhe kanë kosto të lartë. Por ju mund t’i rrisni vet ato edhe në një vazo lulesh. Ja një mënyrë!

– Mbushni 2/3 e një vazoje me pleh të pasur me minerale.ë panumërta ndaj edhe kanë kosto të lartë. Por ju mund t’i rrisni vet ato edhe në një vazo lulesh. Ja një mënyrë!

– Vendosni rrënjën e boronicës në qendër të vazos duke e mbushur sërish me pleh anash saj.

– Ngjeshni plehun me duar në mënyrë që bima të ruajë lagështinë e duhur pasi ne ta ujisim.

– Ujiteni mirë dhe kujdesuni qe në gjethet e shkurres së borinicës mos të bjerë dhe.

– Në pjesën e sipërme mund të shtoni hala pishe që bima juaj të rritet shëndetshëm.

– Vendoseni vazon në një vend me diell pasi boronica ka nevojë së paku për 6orë diell gjatê ditës.

– Vileni boronicën tuaj dhe shijoni vlerat e saj me familjarët tuaj.

ee842e3019fee30e4ca87cc93974d54b_XL

 

Lini nje pergjigje