Vlahutin: Shqipëria duhet të miratojë reformën në drejtësi tani

0
130

Shqipëria duhet të miratojë reformën në drejtësi tani. Kështu u shpreh ambasadorja e BE, Romana Vlahutin në Sesionin Përmbledhës së Konventës së Integrimit. Vlahutin tha se kërkesa për reformën në drejtësi nuk është thjesht për BE, për është për të gjithë shqiptarët. Shqipëria duhet ta provojë me reforma dhe jo më fjaë që Shqipëria kërkesat për në BE.   Vlahtin: Shqiptarët duhet të përjetojnë një ndryshim në sistemin e drejtësisë. Ne jemi të ndërgjegjshëm se kjo reformë duhet të bëhet tani. Kjo nuk duhet të thotë se duhet të përqëndrohemi te reforma dhe mos bëjmë gje tjetër.   Nuk është e lehtë për askënd, dhe nuk duhet të jetë në fakt. Duhet të jetë një ndryshim i thelle. KE ka konkluduar se Shqipëria po ecën përpara dhe nuk ka kthim pas. Ne jemi të lumtur që Shqipëria nuk duhet të ndalojë, kjo është inkurajuese. Një hap i madh është para nesh duhet të marrim frymë thellë dhe duhet të arrijmë në nivelin tjetër që është më kërkues.   Kjo nuk është vetëm një kërkesë mekanike për BE, por është për shqiptarët.   Integrimi është modernizimi më i mirë që mund të ketë. Është e rëndësishme që të bëjmë dallimin mes politikës dhe politikave. Ajo që është thelbësore është ndryshimi i politikave që në fund do të vendosin politikën e çdo qytetari për ecjen përpara.   Vendet anëtare kanë nevojë për Shqipërinë që ajo të provojë jo me fjalë por me reforma kërkesat që janë të rëndësishme për në BE,.   Ne kemi nevojë të shohim politika të shëndetshme dhe të frytshme. Politikat janë për një cilësi më të mirë jete. Ne diskutojmë sot si të modelizojmë jetën e qytetarëve shqiptarë, si të bëjmë zgjedhje për cdo qytetar. Ne jemi këtu për qytetarët.   Integrimi në BE nuk është thjesht një ushtrim, por ndryshim jetësor për secilin shqiptar, ndaj diskutojmë këtu dhe besoj se kjo bëhet për të mirën e vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here