Përndjekja përmes rrjeteve sociale, rikthehet në burg një 51 –vjeçar

0
161

Prokuroria kishte kërkuar si masë arresti atë të shtëpisë, për një 51 vjeçar, i cili prej dis akohësh përndiqte një djalë të ri, vetëm 21 vjeç. I marrë nën cilësinë e të pandehurit, pas kallëzimit që  i  bëri i riu, ndaj 51-vjeçarit u caktua masa e arrestit shtëpiak. Por prokurori i çështjes deklaroi se ai e ka thyer këtë masë arresti dhe tashmë është  vënë në kërkim nga policia. Bëhet fjalë për  shtetasin Arben Gjoka, i cili ngacmonte përmes facebooku-t njnë dalë të ri. Fillimisht ai është future në rrjet me emër të rremë. Më pas e ka përndjekur të riun deri në banesë. Pasi ka parë përndjekjen i riu i është drejtuar policisë me një kallëzim penal.  Prokurori thotë se Gjoka ka arritur ta takojë të riun dhe më pas I ka kërkuar edhe favore seksuale.   Përveç mesazheve dhe thirrjeve telefonike apo edhe mesazheve në “Facebook”, 51-vjeçari Gjoka, sipas Prokurorisë arriti deri aty sa ti bllokonte bravën e derës së banesës të riut. Ky veprim e detyroi 21-vejçarin ta denonconte dhe policia e arreston Gjokën, dhe më pas gjykata i cakton masën e sigurisë arrest shtëpie për akuzat e ngacmimit seksual dhe përndjekjes. Prokurori Sokol Malaj shprehet se 51 –vjeçari edhe me masën e arrestit shtëpiak ka vazhduar të ngacmojë të riun duke e përndjekur atë. Pas këtij veprimi ndaj Gjokës u mor masa shtrënguese ajo e “arrestit me burg”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here