Inva Mula për Vuçiç: Eshtë kryeministër me energji pozitive, e do artin

0
163

 

Mediat serbe e kanë pritur me respekt Inva Mulën në Beograd, sipas asaj që raporton Idro Seferi për Top Channel.
Për të treguar se gjithçka është në rregull, pritjen ia bëri kryeministri serb, ndërsa në sallë gjithçka duket gati dhe pritet publiku, fundi dhe duartrokitjet.
Sopranoja e famshme botërisht, pret që gjithçka të shkojë mirë.
“Ishte një pritje e jashtëzakonshme dhe kur po vija tek teatri pashë që ishte fotoja ime e madhe në portën kryesore të tij. Për një artist kjo është shumë e rëndësishme dhe kupton që këtu ka dëshirë të madhe për mikpritje dhe respekt ndaj artistit. Kur m’u komunikua që Vuçiç do të më priste u emocionova pasi është gjithnjë vlerësim që i bëhet një artisti, art shqiptar dhe të jesh në këtë bashkëbisedim me një kryeministër me energji pozitive dhe që do dhe e mbështet artin, ishte bukur”, rrëfen Inva.
“Arti ka njëmesazh kaq të madh e të bukur, paqësor dhe të shpejtë. Atë që politika do vite dhe historia do shekuj, arti e ka shumë të shpejtë dhe pikërisht këto ura që mund të krijojë muzika, letërsia, arti figurativ janë urat më solide, të bukura dhe të shkurtra”, thotë sopranoja shqiptare/ TCh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here