Debate në Parlament për brekët e Shukriut

0
156

Skandali seksual i ish –kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, u bë sërish objekt debati në parlament. Palët replikuan kur deputeti i PS, Eduard Shalsi, tha se kuvendi duhet të respektonte rregulloren dhe se për këtë i kishte dërguar letër edhe kryetarit Meta. Por ai u përfshi në replika me kryetarin e grupit parlamentar Edi Paloka, i cili tha se është e pamundur të flitet për projektligje, si ai i gjuhetisë apo ai i ushqyerjes me gji, që ishin sot në shqyrtim, kur çdo ditë shpërthejën skandale.

Shalsi: Duke vërejtur me shumë keqardhje që po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë fakti që ndërsa në rendin e ditës kemi projektligje të caktuara, në seanca parlamentare flitet për gjithçka tjetër përveçse projektligjeve në fjalë.

Paloka: Nuk mund të flitet për projektligjin e ushqyerjes me gji, në një kohë kur shpërthejnë skandale si ai i arratisjes së të kërkuarve për trafik droge apo ai i Shukri Xhelilit.

Shalsi: Kemi rënë në një batak, diskutojmë për gjithçka por jo vetëm për ligjet. Nuk është serioze dhe normale të flitet për çështje që nuk janë në rendin e ditës.

Paloka: Kuvendi është i vetmi vend ku kemi të drejtën e fjalës. Si të flasim për ligjin e ushqyerjes me gji kur kemi pamjet e Shukriut në TV, po kur shohim skandale? Këtu skandalet zënë njëri-tjetrin. Ju propozoni të mos i përmendim këto. E drejta e deputetëve për të folur në Kuvend është e padiskutueshme.

Lefter Koka:  Me këtë adrenalinë pranverore ku dominon dekriminalizimi, reforma në drejtësi, hashashi dhe së fundmi Shukriu, të flasësh për ketrin dhe ariun duket sikur nuk je në vendin e duhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here