Berisha mendon vetëm për kualifikimin, Memushaj beson te grupi

0
125

Portieri kosovar nuk i ka mbyllur portën as kombëtares kosovare për sa i përket të ardhmes së tij

 

Të bësh portierin në një eveniment madhor si kampionati europian nuk është e lehtë, pasi përgjegjësia por dhe marzhi i gabimit është më i madh. Nëse një sulmues me gabimin e tij nuk penalizon me humbje skuadrën, për portierin, gabimi nuk lejohet, pasi ai është pengesa e fundit për të ndalur kundërshtarin. Numri 1 i portës kuqezi Etrit Berisha nuk trembet nga sfida, pasi ndjehet i pregatitur për dicka të tillë. Pregatitje që kanë nisur shumë vite më parë, kur ishte ende fëmijë. “Që fëmijë synimi ka qënë të luaj në një eveniment të madh me kombëtaren. Jam i gëzuar që ia arrita. Përgjegjësia është e madhe, kemi bërë shumë ndeshje me kombëtaren dhe gjërat kanë shkuar mirë, shpresojmë të ecim kështu sepse në europian ka skuadra të forta”. Skuadrat e forta i bëjnë individët cilësorë, që për hir të së vërtetës ndaj Shqiëprisë do të jenë të shumtë. Franca, Zvicra por edhe Rumania kanë në gjirin e tyre lojtarë të nivelit botëror të cilët mund të kthejnë fatin e një sfide me një veprim të vetëm. Megjithatë gardiani 27 vjecar vlerëson kundërshtarin si skuadër. “Vlerësoj ekipin jo sulmuesin. Si individë do vecoja Francën me shumë kualitete, por pa anashkaluar Zvicrën dhe Rumaninë që kanë lojtarë të mirë si në sulm edhe në repartet e tjera. Do mundohemi të pregatitemi sa më mirë që të ndëshkojmë ata”. Rivaliteti me Zvicrën është i madh, teksa edhe mediat e huaja e konsiderojnë si një sfidë derbi, duke parë numrin e lartë të futbollistëve me prejardhje shqiptare në radhët e Helvetëve. Etrit Berisha pranon se nuk ka biseduar asnjëherë me shqiptarët që kanë zgjedhur të përfaqësojnë Zvicrën për një bisedë të tillë. “Kam pas kontakt me Xherdanin kur luante tek Interi por kemi folur për gjëra normale, nuk jemi futur në këto biseda. Ka shumë lojtarë shqiptar në Zvicër, por ne do shohim punën tonë dhe të bëjmë maksimumin për të fituar ndeshjen”. Tashmë që Kosova është pranuar në FIFA dhe UEFA, të gjithë futbollsitët me origjinë nga Kosova që përfaqësojnë ngjyrat e kombëtareve të tjera mund të bashkohen me skuadrën e drejtuar nga Albert Bunjaki. Në mëdyshje është edhe Etrit Berisha i cili nuk ndjehet mirë nga një situatë e tillë. “Ka qënë nder të jem me skuadrën e të gjithë shqiptarëve. Tani që është bërë kjo ndarje nuk ndihem në max, pasi si në Kosovë dhe në Shqipëri nuk do të ndjehem mirë”. Me europianin në derë, Etrit Berisha duhet të zgjidhë edhe të ardhmen e tij, pasi tek Lazio minutat pritet të jenë me pikatore edhe sezonin e ardhshëm. Numri një i portës sonë ka një tjetër prioritet për momentin. Jam i përqendruar tek kombëtarja, të kënaqemi dhe të paraqitemi sa më mirë. Të tjerat nuk më interesojnë por vetëm kualifikimi i Shqipërisë. Të ardhmen e mendoj pas kampionatit europian”. Në fund Berisha pranoi se ka lënë pas shqetësimet dhe se ndjehet në formën optimale për të mbrojtur portën kuqezi në Francë.

 

Memushaj: Nëse luajmë si grup ecim para

 

Pavarësisht se sezoni i Ledian Memushajt me Pescarën nuk ka përfunduar ende, mesfushori është vënë nën urdhërat e trajnerit të kombëtares shqiptare Gianni de Biasi. 29-vjecari do të jetë i ndarë në këtë periudhë midis Austrisë dhe Italisë, për të cuar deri në fund misionin me klubin e tij. Nga Bad Ëaltersdorf në konferencën për shtyp të kombëtares të transmetuar drejtpërdrejt në Sport Neës vlonjati ka sqaruar gjithcka. “Do luaj të dielën, Pescara më la të vij këtu por do jem atje për ndeshjen e parë. Secili nga ne mendon që të jetë protagonistë në ndeshje, zgjedhjet i bën trajneri. Ne duhet të tregojmë formën në stërvitje dhe në miqësore. Do përpiqem të tregoj që jam në formë, vendimi i takon trajnerit. Se di a do të luaj në ndonjë miqësore, pasi do të jem me Pescarën. Ndoshta mund të luaj ndaj Ukrainës.” Sigurisht që kjo fazë përgatitore është në funksion të evenimentit madhështor ku kuqezinjtë tanë do të kryejnë debutimin historik, EURO 2016. Pavarësisht se me statusin e debutuesit, optimizmi që është konsideruar si arma më e fortë e këtij grupi, është i lartë. Në unison të gjithë janë të bindur për një surprizë në Francë, cka duket edhe nga fjalët e Memushajt. “Ambienti është shumë i mirë, grup fantastik. Po kaloj një formë fizike të mirë sepse kam luajtur rregullisht. Duhet të pregatitemi sa më mirë që të jemi në formë në Francë. Ne si skuadër mendojmë të ecim sa më shumë, pra të kalojmë grupin. Po luajtëm si në ndeshjet e fundit në grupin eleminator kemi shanse. Pastaj gjithcka e vendos fusha. Nga një refugjat në një hero kombëtar, kjo nuk është një histori e panjohur tek kuqezinjtë. Ledian Memushaj është pjesë e atyre familjeve që që lanë vendin për një jetë më të mirë. Tashmë suksesi i arritur me kualifikimin e Shqipërisë në fazën finale të një europiani është një kënaqësi për të gjithë shqiptarët. “Kam 20 vjet në Itali dhe kam ardhur si emigrant. Kjo është kënaqësi e madhe për mua dhe popullin shqiptar. Është një kënaqësi për të gjithë shqiptarët kalimi në Francë.”

 

90 mijë forca për sigurinë e kampionatit

 

Pasi dështoi aplikimi i planit fillestar të masave në ndeshjen finale të Kupës së Francës, autoritetet franceze ashtu si deklaruan kanë rishikuar gjithcka duke hartuar një program të ri. Mbi 90 mijë forca policie, ndër to agjentë sigurimi dhe ushtarë do të jenë të shpërndarë në të gjithë territorin e shtetit transalpine, për të siguruar mbarëvajtjen e turneut. Gjëndja e emergjencës vijon të jetë në fuqi pas sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor ku 130 persona humbën jetën “Euro 2016 është një event i jashtëzakonshëm që do të zhvillohet në një shtet të jashtëzakonshëm, dhe për këtë arsye nevojiten masa të jashtëzakonshme“- u shpreh ministri i brëndshëm francez Bernard Cazanueve. 77 mijë persona nga shërbimet e sigurisë do të ndihmohen nga ushtarë dhe shërbimet sekrete, dhe do të vendosen në zonat e tifozëve, në stadium dhe qëndrat stërvitore. Një ndër pikat ku duhet më shumë vëmëndje janë pikërisht zonat e rezervuara për tifozët, pasi janë vulnerabël dhe mund të kthehen shumë thjesht në një shënjestër për terroristët. Rreth 2.5 milion perosna pritet të vizitojnë Francën gjatë muajit të Europianit, ku do të zhvillohen në total 51 ndeshje, teksa ky eveniment vjen në një kohë kur Franca është e pushtuar nga protestat kundër reformave që prekin punësimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here