Perimja aristokrate e shpargut

0
240

Shpargu po mbillet së fundmi edhe në Shqipëri. Ndërsa Spanja, Italia e Turqi është angazhuar prej vitesh në rritjen e bimës. Historianët Francezë thonë që Mbreti Luis XIV ishte i marrosur pas shpargut. Ai urdhëroi ndërtimin e serave të veçanta në kopshtet e Versajës për të rritur shpargun.

Kjo perime u bë shumë e preferuar në kuzhinën franceze të shoqërisë së lartë. Legjendat thonë që Egjiptianët dhe Romakët e lashtë kanë qenë gjithashtu të magjepsur pas shpargut. Perandori August ngarkoi një ushtri të tërë për të korrur kërcenjtë e shijshëm. Nuk është çudi që vetë Çezari dhe Kleopatra kremtonin dashurinë e tyre me shijet e shpargut veçanërisht sepse shpargu ka veti afrodiziake.

Shpargu është një perime me pak kalori dhe shumë fibra. Në 100 gramë shparguj gjenden 20 kalori. Shpargujt e freskët janë një burim i pasur antioksidantësh siç janë: Luteina, zea-ksanthina, karoten dhe kripto ksanthina.

Së bashku këto përbërës flavonoidë ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira nga organizmi.

Shpargujt e freskët janë një burim i pasur folati. Në 100 gramë shparguj gjenden 14% të dozës së rekomanduar ditore të acidit folik. Studimet shkencore kanë treguar që konsumimi i rregullt i folatit gjatë periudhës para shtatzanisë dhe deri në fazat e para të saj parandalon defektet tek fëmijët e sapolindur.

Kërcenjtë janë të pasur me vitaminat komplekse të grupit B, që janë thelbësore për funksionet e metabolizmit dhe enzimat e qelizave.

Shpargujt e freskët përmbajnë edhe vitamina të tjera antioksidante siç janë: vitamina C, vitamina A dhe vitamina E. Konsumimi i rregullt i ushqimeve të pasura me këto vitamina ndihmon trupin të zhvillojë rezistencë të fortë kundër infeksioneve dhe radikaleve të lira.

Shpargujt janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës K. 100 gramë shparguj përmbajnë 35% të dozës së rekomanduar ditore. Vitamina K luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Ato gjithashtu kufizojnë dëmet e neuroneve në tru dhe kanë një rol thelbësor në trajtimet e pacientëve që vuajnë nga sëmundja e Alzheimer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here